Kryeministri irakian Nuri al-Maliki tha se vendimi amerikan për tërheqjen e trupave nga Iraku deri në fund të vitit erdhi pasi qeveria e tij refuzoi të garantojë imunitet për anëtarët e shërbimit amerikan në Irak.
Zoti Maliki foli me gazetarët sot një ditë pasi presidenti Barak Obama njoftoi tërheqjen. Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar imunitet për një grup të vogël trupash që do të mbeteshin në Irak për të ndihmuar me stërvitjen ushtarake dhe për të përballur influencën e Iranit fqinj.
Rreth 39 mijë trupa amerikane janë në irak nga 165 mijë që ishin në vitin 2008. Po sot sekretarja e Shtetit Hillary Clinton premtoi se tërheqja e trupave nuk është fundi i angazhimit amerikan në Irak.