Lidhje

Kryeministri italian kërkon mbështetjen e partive për masat shtrënguese


Kryeministri italian kërkon mbështetjen e partive për masat shtrënguese
Kryeministri italian kërkon mbështetjen e partive për masat shtrënguese

Kryeministri italian mario Monti u takua me drejtuesit e partive sot për të marrë mbështetje për masat e propozuara shtrënguese ndërsa drejtuesit ekonomikë punojnë për të konfrontuar krizën e borxheve të kontinentit.

Qeveria nuk ka dhënë zyrtarisht hollësi për masat por ato besohet të përfshijnë shkurtime shpenzimesh dhe rritje taksash si dhe rritjen e moshës së pensionit.

Disa politikanë i kanë përshkruar masat si tepër të ahspra por të nevojshme dhe zoti Monti ka premtuar t’i bëjë ato sa të më të barabarta që të jetë e mundur.

Kabineti italian do të takohet të hënën për të miratuar një paketë me shpresën se do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së borxhit.

Greqia, Irlanda dhe Portugalia janë detyruar të sigurojë ndihmë ndërkombëtare për krizën. Shqetësimi kryesor tani për drejtuesit evropian është se Italia, me ekonominë e tretë më të madhe të kontinentit, mund të ketë nevojë gjithashtu për ndihmë për të mënjanuar falimentin – një krizë që do të kërcënonte bashkimin monetar të kontinentit dhe mund të çonte në një recesion të ri global.

XS
SM
MD
LG