Lidhje

Kryeministri Thaçi takohet me ish senatorin Bob Dole


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u takua sot (6 prill) me ish senatorin e njohur Robert Dole, në mjediset e firmës së tij ligjore Alston + Bird në Uashington.

Në emër të Kosovës dhe popullit të saj, kryeministri Thaçi falenderoi ish senatorin dhe ish kandidatin presidencial amerikan për ndihmesën e tij të çmuar shumë vjeçare kur populli i Kosëvës ndodhej në ditët e tij më të vështira nën sundimin serb.

Ish senatori Dole tha se Kosovën e ka gjithnjë pranë, duke treguar gurët nga Kosova të ekspozuara në zyrën e tij - dhuratë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006).

Më pas kryeministri Thaçi e njohu senatorin Dole me gjendjen në Kosovë, sukseset dhe vështirësitë, si dhe përpjekjet për njohjen e shtetit të ri nga sa më shumë vende që të jetë e mundur. Senatori afro 90 vjeçar amerikan shprehu besim dhe optimizëm në udhën e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

XS
SM
MD
LG