Lidhje

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut i shpall luftë pirjes së duhanit në botë


Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg dhuroi kohët e fundit 220 milion dollarë përmes fondacionit të tij të bamirësisë për uljen e pirjes së duhanit në mbarë botën.

Në qytetin e Nju Jorkut gjithnjë e më shumë po shtohet vetëdija për shëndetin.

Në restorante, lokale e madje parqe publike nuk lejohet pirja e duhanit. E gjithë kjo si rezultat i politikave agresive të zotit Bloomberg kundër pirjes së duhanit gjatë dekadës së fundit. Qyteti reklamon fushatën e paralajmërimit të qytetarëve mbi rreziqet e duhanit.

Kryetari i Bashkisë Bloomberg thotë se donacioni i tij do të përqëndrohet pjesërisht në bindjen e qeverive që të ngrenë taksat e duhanit. Ai thotë se taksat janë faktori i vetëm më i rendësishëm për të shkurajuar pirjen e duhanit. Ai thekson se një paketë cigare në Nju Jork kushton rreth 12 dollar.

“Vetëm 7 përqind e fëmijëve dhe 14 përqind e të rriturve njoftojnë se pinë duhan. Këto janë përqindje të mira, rënie e madhe krahasuar me 10 vjet më parë dhe jetëgjatësia në qytetin e Nju Jorkut është 3 herë më e lartë se në tërë vendin.”

Zoti Bloomberg thotë se gjysma e njerëzve që pijnë duhan në botë janë në pesë vende: Kina, India, Indonezia, Rusia dhe Bangladeshi.

Vitin e kaluar në Indi, këngëtari Shaan, nxori një klip muzikor në Bollywood, të Mumbait, i titulluar Don’t Play with Your Life, Mos Luaj me Jetën Tënde.

“Është pjesë e fushatës për të ndryshuar mendimin e të rinjëve dhe t’i bëjmë ata të kuptojnë përmes gjuhës dhe mënyrës së tyre se nuk ka heroizëm apo trimëri në pirjen e duhanit dhe se nuk të bën hero apo tërheqës. Nuk është aspak kështu.”

Përpjekjet e zotit Bloomberg mesa duket nuk do të kalojnë pa kundërshtime.

Për shembull, Ukraina kohët e fundit u ankua pranë Organizatës Botërore të Tregtisë kundër Australisë për një ligj që kërkon paketimin e cigareve me letër njëngjyrëshe.

Ukraina argumenton se ky ligj dëmton prodhuesit urkainas të duhanit që kërkojnë tregje eksporti. Edhe industria e duhanit po lufton.

Kompania Philip Morris shqetësohet se paketimi pa reklama i ul vlerat e korporatës të njejtësura me markën. Zëdhënësja Anne Edwards foli për radion australiane.

“Mund të mos keni simpati për ne, por mendoj se parimi është i njëjtë; nuk mund t’i marrësh pasurinë dikujt pa e kompensuar.”

Por bashkiaku Bloomberg është i vendosur. Ai thotë se donacioni i tij po ashtu do të ndihmojë në ndalimin e disa lloj reklamash të duhanit dhe bërjen e duhanin jo-magjepsës.

XS
SM
MD
LG