Lidhje

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli viziton Maqedoninë


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli po qëndron për vizitë në Shkup. Ajo u takua me drejtuesit e dy partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, ndërkohë që për në orët e mbrëmjes do ta vizitojë çarshinë e Shkupit dhe komunën e Çairit. Zonja Topalli nesër do të takohet me homologun e saj maqedonas Trajko Veljanovski, me presidentin dhe me kryeministrin maqedonas, ndërkohë që do të mbajë një fjalim edhe para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Zonja Topalli shoqërohet nga një delegacion prej disa deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë. Bashkimi Demorkatik për Integrim shpreson në ndihmën e Shqipërisë për integrimin e Maqedonisë në Nato, ndërkohë që Partia Demokratike Shqiptare e ka njoftuar hollësisht delegacionin shqiptar me incidentet e fundit dhe me gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG