Lidhje

Kujtohet 65 vjetori i kryengritjes së Postribës


Kujtohet 65 vjetori i kryengritjes së Postribës
Kujtohet 65 vjetori i kryengritjes së Postribës

Në Postribë të Shkodrës u përkujtua sot 65 vjetori i Kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri, kryengritje kjo e cilësuar edhe si e para në Europën Lindore. Regjimi komunist e shtypi me dhunë Kryengritjen e Postribës, duke pushkatuar 18 pjesëmarrës, duke burgosur dhe internuar 300 të tjerë, si dhe duke djegur 36 shtëpi të Postribës. Sot, familjarë të pjesëmarrësve në këtë Kryengritje, si dhe ish të perndjekur politikë, bene thirrje për dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri si dhe për një mbështetje më të madhe ndaj shtresës së ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të regjimit komunsit.

XS
SM
MD
LG