Lidhje

Kursi i këmbimit të Juanit arrin nivelin më të lartë në 5 vjet


Kursi i këmbimit të Juanit arrin nivelin më të lartë në 5 vjet
Kursi i këmbimit të Juanit arrin nivelin më të lartë në 5 vjet

Kursi i këmbimit të Juanit, arriti sot nivelin më të lartë në 5 vjet, dy ditë pasi Pekini premtoi ta bëjë më elastike monedhën e tij. Vlera e Juanit arriti sot në 6,8 kundrejt dollarit, një rritje prej 0,4 për qind që nga dita e premte. Kjo është vlera më e lartë që ka arritur Juani që nga viti 2005. Tregjet financiare reaguan duke shënuar rritje të konsiderueshme. Po ashtu u rritën çmimet e naftës bruto dhe të bakrit, ndërsa investitorët besojnë se shtimi i vlerës së Juanit do të rrisë importin e disa mallrave. Ambasadori amerikan në Kinë Xhon Huntsman tha se ky ndryshim lehtëson tensionet e krijuara në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit. Qeveria kineze ka qenë nën presionin e vazhdueshëm të SHBA, BE-së dhe FMN-së , për të lejuar vlerësimin e juanit.

XS
SM
MD
LG