Lidhje

Lagarde para një gjykate speciale në Paris


Drejtorja Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar u mor në pyetje për rolin e saj në procesin e arbitrazhit ndaj biznesmenit Bernard Tapie

Drejtorja Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lagarde, u mor sot në pyetje në një gjykatë speciale të Parisit, lidhur me rolin e saj në procesin e arbitrazhit ndaj biznesmenit Bernard Tapie, të cilit iu dhanë 400 milionë euro, për të zgjidhur mosmarrëveshjen me bankën shtetërore Credit Lyonnais.

Në atë kohë zonja Lagarde ishte Ministre e Financave. Zonja Lagarde është vlerësuar për aftësitë e saj negociuese, si drejtoreshë e FMN-s gjatë periudhës së krizës së borxheve në Evropë dhe njihet si një nga gratë më të spikatura në poste udhëheqës.

Por vendimi i saj për zgjidhjen e çështjes mes kompanisë Adidas dhe bankës Credit Lyonnais me arbitrazh, në vend të gjyqit, ka shkaktuar kritika, prandaj ligjvënësit francezë kërkuan hetime.

Në atë kohë, biznesmeni Tapie ishte i afërt me ish-presidentin Nicolas Sarcozy, që ishte epror i zonjës Lagarde.
XS
SM
MD
LG