Në Shqipëri, lagunat përbëjnë një pasuri me vlera të shumta për ekosistemin natyror të vendit, por edhe atë të rajonit të Ballkanit. Laguna Kune - Vain në Lezhë është e para zonë e mbrojtur në Shqipëri, e shpallur si e tillë 77 vite më parë. Pas vitit 1990, kjo lagunë pësoi dëmtime të shumta nga gjuetia e paligjshme dhe ndërtimet rreth saj. Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe vetë banorët thonë se, me zbatimin e moratoriumit që ndalon gjuetinë, laguna po ripopullohet nga shpendët, disa prej të cilëve mjaft të rrallë.
Facebook Forum