Lidhje

Letoni: Paqartësi pas arrestimit të kreut të Bankës Qendrore


Kryeministri letonez Maris Kucinskis garantoi vendin e tij dhe Evropën se "nuk ka asnjë shenjë rreziku", pas arrestimit të shtunën nga policia e anti-korrupsionit të kreut të Bankës Qendrore letoneze Ilmars Rimsevics.

Por as kryeministri dhe as policia nuk kanë dhënë ende ndonjë arsye për arrestimin e tij. Ndërkohë një zëdhënëse e policisë tha se mbi këtë çështje do të bëhet një njoftim "sa më shpejt të jetë e mundur".

Sot qeveria e Letonisë ka planifikuar zhvillimin e një takimi urgjent.

Përveçse drejton Bankën Qëndrore, Ilmars Rimsevics është gjithashtu një prej 19 guvernatorëve të Bankës Qendrore Evropiane.

Departamenti amerikan i Thesarit ka propozuar sanksione ndaj një banke të madhe letoneze me pretendimet për pastrim parash lidhur me programin e armëve të Koresë së Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG