Lidhje

Rumani, shkarkohet kryeprokurorja e antikorrupsionit


Presidenti i Rumanisë shkarkoi sot kryeprokuroren e antikorrupsionit, Laura Codruta Kovesi, në zbatim të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Kovesi tha se vendimi mund t'i lërë prokurorët të zbuluar ndaj ndërhyrjeve politike.

Ajo ka qenë në krye të agjencisë anti-korrupsion që nga viti 2013 dhe, nën drejtimin e saj, numri i dënimeve është rritur ndjeshëm në njërin prej vendeve më të korruptuara të Bashkimit Evropian, duke marrë përgëzime nga Brukseli, i cili e ka gjyqësorin rumun nën vëzhgim të posaçëm.

Duke reaguar për vendimin, zonja Kovesi fajësoi politikanët në pushtet se përpiqen të bllokojnë funksionimin e gjyqësorit, duke zbutur ligjet për krimin në parlament, për t’u mbrojtur nga ndjekjet penale.

Vitet e fundit, prokurorët kanë siguruar një varg dënimesh kundër deputetëve, ministrave dhe kryebashkiakëve, nën akuzat për konflikte interesi, shpërdorim pushteti, mashtrime dhe dhënie kontratash shtetërore në shkëmbim të ryshfetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG