Lidhje

Lavrov, bisedime me opozitën siriane


Pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus, udhëheqësit e opozitës thanë se mbështetja e Moskës për Presidentin Assad po lejon vazhdimin e dhunës.

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, udhëheqësit e opozitës siriane thanë se mbështetja e Moskës për Presidentin Bashar al-Asad po lejon vazhdimin e dhunës në Siri.

Pjestarë të Këshillit Kombëtar sirian, grupi kryesor opozitar, u takuan sot me zotin Lavrov në Moskë por pohuan më pas se Rusia, një aleate kryesore e zotit Asad nuk ka hequr dorë nga përkrahja ndaj tij.

Zoti Lavrov riafirmoi qëndrimin e Rusisë sipas të cilit, si qeveria edhe opozita duhet të ndalin plotësisht dhunën dhe se populli sirian duhet të vendosë të ardhmen e vendit të tij.

Por udhëheqësi i opozitës Abdel-baset Sieda, u tha gazetarëve pas takimit se Rusia vazhdon të ngulë këmbë se paqja mund të arrihet edhe pa largimin e zotit Asad nga pushteti. Grupi i zotit Sieda thotë se zoti Asad duhet të heqë dorë nga pushteti nëse kërkohet zgjidhja e konfliktit poltik në vend.
XS
SM
MD
LG