Në Kosovë, Lidhja Demokratike hodhi poshtë çdo mundësi të përfshirjes së saj në bisedime të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilat do të diskutohej edhe çështja e veriut të banuar me shumicë serbe. Një nga drejtuesit e kësaj partie, Ismet Beqiri tha se Lidhja Demokratike ngul këmbë edhe për zbatimin e marrëveshjes politike të pranverës së vitit 2011, që çoi në emërimin e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Ai tha se zbatimi i saj është kusht për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe reformimin e sistemit zgjedhor që ishin pjesë e marrëveshjes.
Lidhja Demokratike ngul këmbë për zbatimin e marrëveshjes politike që çoi në emërimin e presidentes së Kosovës