Lidhje

4 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Liban


Mideast Lebanon
Mideast Lebanon
Një makinë bombë dje shpërtheu në një zonë të kryeqytetit të Libanit të banuar kryesisht nga myslimanët e sektit shiit, duke vrarë të paktën katër njerëz dhe duke plagosur 35 të tjerë.

Një zyrtar libanez i sigurimit tha se një sulmues vetëvrasës aktivizoi një makinë të vjedhur të mbushur me eksploziv në vendin e shpërthimit.

Një grup ekstremist i myslimanëve të sektit suni i njohur si Fronti Nusra në Liban mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë në Twitter se sulmi ishte hakmarrje për mbështetjen ushtarake të Hezbollahut ndaj presidentit sirian Bashar al-Asad.

Shpërthimi ndodhi në Bejrutin jugor, një qendër e Hezbollahut. Një sulm me makinë bombë shkaktoi vrasjen e pesë vetëve në të njëjtën zonë në fillim të këtij muaji.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha se Shtetet e Bashkuara e dënojnë me forcë sulmin. Ajo tha se akte të tilla të rënda të terrorizmit dëmtojnë paqen dhe sigurinë që meriton populli libanez.
XS
SM
MD
LG