Lidhje

Lee Ritenour me albumin "Rhythm Sessions"


Lee Ritenour, Rythm Sessions
Lee Ritenour, Rythm Sessions
Kushdo që do të njihej me nofkën “Kapiteni i Gishtërinjve” duhet të jetë mjeshtër me duart e tij. Korrespondenti Doug Levine i Zërit të Amerikës na njeh me albumin e ri të kitaristit Lee Captain Fingers Ritenour që konsiderohet nga admiruesit e tij si superhero i xhazit modern.

please wait

No media source currently available

0:00 0:08:18 0:00
Direct link


Lee Ritenour e morri nofkën Captain Fingers gjatë kohës kur ishte thjesht si instructor, duke shkuar nga një punë në tjetrën me një koleksion prej 20 kitarash, përfshi atë më të dashurën Gibson L-5. Kënga e tij Captain Fingers u bë titulli i albumit të tij të tretë solo.
Albumi i ri e vë theksin tek ritmi i fjalëve. Tani në moshën 60 vjeçare ai ka interpretuar me disa nga më të mirët e këtij zhanri në botë dhe ky projekt nuk bën përjashtim. Në The Village ai bashkëpunon me veteranët George Duke dhe Stanley Clarke.

Ndërsa Lee Ritenour thotë se i pëlqen shumë të realizojë albume, ethet më të mëdha krijohen kur bashkëpunon me muzikantë të tjerë. Ai thotë se pati këngëtarin Kurt Elling në mendje kur zgjodhi të regjistronte këngën River Man me Dave Grusin, Nathan East dhe Will Kennedy.

Bashkëpunimi në albumin e ri përfshin Chick Corea, Murcus Miller dhe Christian McBride. Përveç kësaj në bateri luan djali i tij 19 vjeçar Wesley.

Lee Ritenour është bërë i njohur për mbështetjen ndaj muzikantëve të rinj. Në vitin 2010 ai organizoi konkursion e 6të ndërkombëtar të telave të kitarës. Fituesit e këtij viti interptetuan këngën Tunta Del Sol. Aty përfshihet pianisti Hans de Wild nga Hollanda,dhe bateristi Selim Munir nga Turqia.
XS
SM
MD
LG