Lidhje

Në pritje të lëshimit të raketës nga Koreja e Veriut


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun i bëri thirrje Koresë së Veriut të dëgjojë thirrjen e komunitetit ndërkombëtar duke anuluar nisjen e raketës.

Zoti Ban foli sot në Gjenevë, ndërsa inxhinierët koreanoveriorë përgatiten për të nisur një raketë që Pheniani thotë se do të çojë një satelit meterologjik në hapësirë. Vendet perëndimore dhe fqinjët rajonalë akuzojnë Veriun se po përdor nisjen si një komplot për të provuar një raketë balistike që më vonë mund të përdoret për mbushje bërthamore.

Shefi i OKB-së përsëriti paralajmërimet se nisja, e cila është planifikuar të kryhet që nga sot deri të hënën, do të ngrejë tensionet në rajon. Ai tha gjithashtu se ajo është një shkelje e "qartë" e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB që synon frenimin e Koresë së Veriut nga përdorimi i programit të armëve bërthamore.

Ndërkohë, forcat ushtarake në Korenë e Jugut dhe Japonia ishin në gatishmëri të lartë të enjten në atë që e Veriut thotë se është dita e parë e një kufiri kohor pesë-ditor për nisjen.

XS
SM
MD
LG