Lidhje

Tiranë: Mandatet e deputetëve Leskaj e Suli


Deputetët e koalicionit të majtë Valentina Leskaj dhe Ragip Suli kërkuan sot që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë mandatet e tyre si ligjvënës, pas akuzave të opozitës se ata kanë rënë në konflikt sepse ata dhe familjarë të tyre kanë përfituar kontrata nga fondet publike.

Tiranë: Mandatet e deputetëve Leskaj e Suli
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Mandatet e tyre ishin bërë nga opozita një parakusht për pjesëmarrjen normale të saj në punimet e parlamentit dhe në komisionet e reformave të ndryshme.

Komisioni i rrregullores dhe mandateve do të mblidhet për të gjetur mënyrën e duhur për t'iu drejtuar gjykatës kushtetuese.

Deputetja socialiste Valentina Leskaj, ka kërkuar javë më parë që mandati i saj të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe këtë bëri edhe sot, duke e nxitur opozitën të cojë procedurat deri në fund.

Opozita kujtoi nga ana e saj se komisioni i mandateve dhe parlamenti me shumicën e majtë rrëzoi dy herë kërkesën e Partisë Demokratike për të dërguar mandatin e zonjës Leskaj në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Eduard Halimi tha se sipas kushtetutës, cdo deputet që përfiton fonde publike, duhet të gjykohet në Gjykatën Kushtetuese.

Opozita ka kërkuar që 3 deputetë të opozitës të shqyrtohen nga gjykata kushtetuese për konflikt interesi, Koco Kokëdhima, Valentina Leskaj dhe Ragip Suli.

Seanca e sotme u ndërpre pas 3 orë debatesh, ndërsa palët shkëmbyen fyerje dhe akuza për korrupsion.

Deputetë socialistë dhe demokratë ndërprenë shpesh njëri tjetrin, duke hedhur akuza për korrupsion dhe përfitime të pandershme ekonomike, duke abuzuar me pushtetin në mandate periodike.

Pushimet e shkurtra nuk e qetësuan gjendjen dhe pritet që të ndëshkohen deputetët që shkelën rregulloren dhe etikën parlamentare.

XS
SM
MD
LG