Lidhje

Lëvizja kundër Uoll Stritit përhapet në disa qytete kryesore amerikane

Protesters with Occupy Wall Street march up Broadway from Zuccotti Park to Washington Square Park in New York on Saturday, Oct. 8, 2011. The Occupy Wall Street movement started in New York City last month and is spreading to other parts of the country. (A

Demonstruesit protestojnë kundër pangopësisë së korporatave dhe pabarazisë ekonomike

Lëvizja “Të pushtojmë Uoll Stritin” është përhapur në disa qytete të mëdha amerikane, ku demonstruesit protestojnë për babëzinë e korporatave dhe pabarazinë ekonomike. Demonstrata pritet të vazhdojnë sot në qytetin e Nju Jorkut.

Muzeumi Kombëtar i Hapësirës në Uashington u mbyll dje vonë pasi një numër i madh demonstruesish u përpoqën të kalonin rojet e sigurimit dhe të hynin në ndërtesë.

Zyrtarët e Institutit Smithsonian thanë se të paktën një person u arrestua dhe një demonstrues u spërkat me solucion piperi, kur një grup prej 100 deri në 200 protestuesish që u përpoqën të hynin në muzeum me parrulla të mëdha në duar.

XS
SM
MD
LG