Lidhje

Lëvizja pa viza frenon trafikun e emigrantëve të paligjshëm drejt Greqisë


Lëvizja pa viza frenon trafikun e emigrantëve të paligjshëm drejt Greqisë
Lëvizja pa viza frenon trafikun e emigrantëve të paligjshëm drejt Greqisë

Lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë ka frenuar trafikun e emigrantëve të paligjshëm drejt Greqisë. Pas gati 20 vitesh të dhënat e policisë flasin për të dhëna të papërfillshme të riatdhesimit të emigranëtve. Por policia vazhdon ndërkaq të përballet me forma të krimit si transportimin e lëndëve narkotike dhe trafikun e mjeteve motorike.

Pas gati 20 vitesh tranzicion Shqipëria ka nisur të marrë frymë e lehtësuar nga trafiku i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Të dhënat policore flasin për shifra të papërfillshme të riatdhesimit të emigrantëve që bllokohen në Greqi ndërsa në brezin e kufrit tokësor mes të dy vendeve mungon tërësisht kalimi i paligjshëm i kufirit.

Lëvizja e qytetarëve shqiptarë pa viza ka sjellë frenimin e kësaj dukurie që ishte nga më problematiket, thotë për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës Gentian Mullai. Frenimi i trafikut të emigrantëve “ka lënë pa punë” edhe gati një industri të tërë kriminale që merrej me gjetjen e kontigjenteve të emigrantëve klandestinë në zona të ndryshme të Shqipërisë, përgatitjen e dokumenteve të fallsifikuara për depërtimine tyre në Greqi, transportimin dhe lëvizjen e tyre.

Në Gjirokastër dhe në zonat kufitare mjedise ku lulëzonin forma të tilla të trafiqeve edhe nën hundën e policisë tani janë të braktisura.

Zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës Mullai thotë se tani policia po angazhohet më fort në format e tjera të krimit në kufi, siç janë ato që lidhen me trasportimin e lëndëve narkotike dhe trafiku i mjeteve motorike. Këto mjete grabiten në Greqi dhe futen në mënyrë të paligjshme në Shqiperi nga kufiri tokësor.

Policia e Gjirokastrës tha se ka goditur së fundi njërin prej grupeve që transportonte lëndë narkotike drejt Greqisë. Nga hetimet grupi e ushtronte aktivitetin në rrethet Gjirokastër, Sarandë dhe Delvinë. Policia tha se ka arrestuar dy persona dhe është duke hetuar mbi disa të tjerë. Makina me lëndë narkotike e këtij grupi ishte bllokuar në shtator të viti të shkuar me rreth 150 kilogramë hashash dhe pas hetimeve disa mujore është zbardhur së fundi ngjarja kriminale.

XS
SM
MD
LG