Lidhje

42 të vrarë në Tripoli


Kryqi i Kuq i Libanit thotë se më shumë se 500 persona të tjerë u plagosën nga dy shpërthime me makina bombë

Dy shpërthime bombash makine në qytetin verior të Libanit Tripoli, vranë të paktën 42 persona sot, dhe Kryqi i Kuq i Libanit thotë se më shumë se 500 të tjerë janë plagosur.


Një nga bombat shpërtheu jashtë xhamisë Taqwa ndërsa po përfundonin lutjet e mesditës. Ajo xhami është vendi ku lutet zakonisht zoti Sheik Salem Rafei, një klerik salafist i cili kundërshtoi grupin militant shi’it Hezbollah të Libanit. Nuk ishte e qartë nëse ai ishte brenda në xhami.


Bomba e dytë shpërtheu rreth 5 minuta më vonë jashtë xhamisë Al Salam në lagjen Al Mina të Tripolit.


Asnjë nuk e mori përgjegjësinë menjëherësh. Grupi militant shi’it Hezbollah bëri shpallje kundër sulmeve, duke thënë se ato dukeshin sikur ishin përpjeke për të përhapur më shumë dhunë mes sekteve në Liban.


Tensionet kanë qenë në rritje gjatë luftës civile në Sirinë fqinje, sidomos në Tripoli, ku myslimanët sunni të cilët mbështesin kryengritjen e armatosur në Siri janë ndeshur herë pas here me Alawitët të cilët mbështesin presidentin Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG