Lidhje

Liban: Kandidati i Hezbollahut ka siguruar mbështetjen për të drejtuar qeverinë


Liban: Kandidati i Hezbollahut ka siguruar mbështetjen për të drejtuar qeverinë
Liban: Kandidati i Hezbollahut ka siguruar mbështetjen për të drejtuar qeverinë

Kandidati i Hezbollahut për kryeministër të Libanit ka siguruar mbështetjen e duhur nga parlamenti për të udhëhequr qeverinë e re.

Ish kryeministri Najib Mikati ishte gati të merrte emërimin pasi të hënën Hezbollahu dhe aleatët e tij deklaruan se do ta mbështesnin. Ai tani ka mbështetjen e 65 anëtarëve të parlamentit duke i dhënë atij shumicën në parlamentin 128 anëtarësh.

Ky zhvillim ndodh pak kohë pasi kryeministri i Libanit në detyrë Saad Hariri tha se ai nuk do të bëhej pjesë e qeverisë së re të udhëhequr nga kandidati i mbështetur nga Hezbollahu.

Zoti Hariri sot njoftoi refuzimin e tij për të marrë pjesë në qeverinë e re ndërkohë që qeveria e përkohshme e vendit filloi bisedimet dy ditore për të zgjedhur kryeministrin e ri të vendit.

Në fillim të këtij muaji, Hezbollahu dhe aleatët e tij u tërhoqën nga koalicioni qeveritar i kryeministrit Hariri, duke shkaktuar rënien e qeverisë.

XS
SM
MD
LG