Lidhje

Liban: arrestohen 9 të dyshuar për terrorizëm


Ministri i Brendshëm i Libanit, Nohad Machnouk
Ministri i Brendshëm i Libanit, Nohad Machnouk

Ministri i Brendshëm i Libanit, Nohad Machnouk, njoftoi sot se forcat e sigurisë kanë arrestuar nëntë persona të dyshuar për përfshirje në sulmet e dyfishta me bombë në Beirut, ku u vranë 43 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Shtatë prej tyre janë shtetas të Sirisë dhe dy janë shtetas të Libanit. Njëri do të ishte ndër sulmuesit vetëvrasës, ndërsa një tjetër kishte ndihmuar në trafikimin nga Siria të sulmuesve.

Ministri tha se ndër planet e sulmuesve kishte qenë goditja e një spitali kryesor, por patën ndërruan objektiv për shkak të sigurisë së lartë. Sulmet goditën për pasojë një rrugë të mbipopulluar pranë spitalit, mbrëmjen e ditës së enjte. Sipas autoriteteve libaneze, sulmi ishte planifikuar të kryhej nga pesë sulmues vetëvrasës.

Shteti Islamik ka marrë tashmë përsipër autorësinë e sulmit në Beirut.

XS
SM
MD
LG