Lidhje

Libër i ri i ish presidentit Bill Klinton mbi ekonominë


Libër i ri i ish presidentit Bill Klinton mbi ekonominë
Libër i ri i ish presidentit Bill Klinton mbi ekonominë

Ndërsa papunësia vazhdon të jetë në rreth 9 për qind, ish presidenti Bill Klinton po ofron zgjidhjet e tij për ekonominë amerikane dhe këtë ai e bën në librin e tij të ri, Kthimi në Punë.

Shitja e sugjerimeve të ish presidentit për ekonominë në vështirësi në librin Kthimi në Punë është në qendër të kësaj librarie në Uashington.

Blerësi Ron Collins është demokrat i zhgënjyer nga Presidenti Barak Obama, dhe e cilëson zotin Klinton si një "frymëmarrje të ajrit të freskët".

“Ai pati sukses në këtë drejtim dhe na solli begati ekonomike, pra duke pasur parasysh këtë fakt, dhe veçanërisht vështirësitë e tanishme ekonomike, natyrisht që ky libër do të jetë interesant".

Kthimi në Punë promovon politika që lidhen me Presidentin Obama, si për shembull shpenzimet stimuluese dhe investimet në teknologjinë alternativë.

Por zoti Klinton fajëson Presidentin Obama dhe demokratë të tjerë që nuk kanë hartuar një mesazh të qartë për t’iu kundërvënë qëndrimit të republikanëve për uljen e taksa dhe shpenzimeve qeveritare.

Matt Dallek jep mësim në histori dhe shkencat politike në Qendrën e Universitetit të Kalifornisë në Uashington.

"Bill Klintoni në librin e tij shpreh pakënaqësinë që ndjejnë shumë demokratë. Ata mendojnë se Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë një mesazh të qartë për ekonominë. Ata janë të pakënaqur që republikanët po rigjallërohen, që lëvizja Tea Party është bërë një zë kaq i fuqishëm në debatin ekonomik".

Në librin e tij, zoti Klinton thotë se debatet politike rreth ngritjes së kufirit të borxhit e bënë Amerikën të dukej "e dobët dhe konfuze", por tani ai thotë se ishte gabim kur mendoj që presidenti Obama mund të kishte arritur një marrëveshje më parë.

Edhe Shtëpia e Bardhë nuk u kushtoi rëndësi sugjerimeve se ekzistonin tensione.

“Do të thosha se libri është shumë i dobishëm dhe përforcon hapat pozitivë që ka ndërmarrë Presidenti Obama”.

Dhe ndërsa ka mbetur më pak se një vit nga zgjedhjet presidenciale, pikpamjet e zotit Klinton, i cili para një dekade, u largua nga Shtëpia e Bardhë duke lënë një suficit buxhetor dhe shkallën e papunësisë nën 4.5 për qindërshit, mund të nxisin një debat të ri mbi ekonominë.

XS
SM
MD
LG