Luftëtarët e qeverisë së përkohshme në Libi dhe grupet fisnore që mbështesin Moamar Gadafin po përpiqen të negociojnë një marrëveshje që do të lejonte kalimin e familjeve që për kërkojnë të largohen nga Sirte.
Një zëdhënës tha se luftëtarët po përpiqen gjithashtu të negociojnë një armëpushim me forcat pro-Gadafit.
Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar e kanë forcuar rrethimin e qytetit,një nga pikat e fundit të qëndresës së zotit Gadafi.
Trupat anti-Gadafit vërshuan dje në lindje të qytetit ndërsa avionët e Natos bombarduan pozicionet për të tretën ditë me rradhë