Lidhje

Libi: Kapet ish kreu i shërbimit sekret të Moamar Gadafit


Libi: Kapet ish kreu i shërbimit sekret të Moamar Gadafit
Libi: Kapet ish kreu i shërbimit sekret të Moamar Gadafit

Zyrtarët libianë thonë se ish kreu i shërbimit të zbulimit të Moamar Gadafit u kap, një ditë mbasi forcat e autoritetit kalimtar kapën Seif al Islam Gadhafi, djalin e shpallur në kërkim të ish diktatorit.

Zyrtarët thanë se Abdullah al Senoussi u kap i gjallë sot në jug të vendit.

Fitorja e fundit për forcat libiane vjen mbasi qeveria e tranzicionit po përgatitet për bisedime me Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve për vendin ku duhet të zhvillohet gjyqi ndaj djalit të kapur të Gadafit.

Prokurori i kësaj gjykate Luis Moreno Ocampo thotë se ai do të udhëtojë në Libi brenda javës për të diskutuar marrëveshjen mbi gjyqin.

Forcat ushtarake në qytetin lindor të Zintanit kapën Seif al Islamin përpara agimit dje në shkretëtirën jugore të vendit. Autoritetet e përkohëshme libiane më vonë nisën një aeroplan transportus për t’a çuar atë në Zintan.

Disa zyrtarë libianë thanë se ata duan që ish ish trashëgimtari i Moamar Gadafit të gjykohet në Libi.

XS
SM
MD
LG