Lidhje

Libi, luftime të ashpra me besnikët e Gadafit në Sirte


Libi, luftime të ashpra me besnikët e Gadafit në Sirte
Libi, luftime të ashpra me besnikët e Gadafit në Sirte

Luftëtarët e qeverisë kalimtare të Libisë janë përfshirë në beteja të ashpra me besnikët e armatosur rëndë të ish udhëheqësit Moamar Gadafi, në qytetin e tij të lindjes, Sirte.

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë po përballen me një rezistencë të ashpër nga snajperët pro Gadafit ndërsa ata përpiqen të avancojnë në këtë qytet, i cili është një nga bazat e mbetura të besnikëve të Gadafit.

Një stuhi rëre që mbuloi qytetin, ka penguar përparimin e forcave të qeverisë së Këshillit Kalimtar.

Agjencitë franceze të lajmeve thonë se luftëtarët e këtij Këshilli kanë marrë kontrollin e një rruge shumë të rëndësishme në Sirte, e cila mund t’i ndihmojë për të marrë qendrën e qytetit.

Sirte, gati 360 kilometra në lindje të Tripolit është një nga pikat e fundit të qëndresës së Gadafit.

Luftëtarët e qeverisë së përkohshme të Libisë kanë tre javë që po përpiqen të marrin kontrollin e këtij qyteti.

XS
SM
MD
LG