Lidhje

Libi, NATO-ja shton bombardimet me helikopterë specialë


Libi, NATO-ja shton bombardimet me helikopterë specialë
Libi, NATO-ja shton bombardimet me helikopterë specialë

NATO-ja i shtoi sot bombardimet në Libi, duke përdorur për herë të parë helikopterë për misione me kuotë të ulët fluturimi kundër instalimeve ushtarake të udhëheqësit libian Moamar Gadafi.

NATO-ja tha se sulmet u ndërmorën me helikopterë britanikë Apaçe si dhe ata francezë të tipit Tigër dhe Gazelë.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, u shkatërruan rreth 20 objektiva, duke përfshirë një objekt radari dhe një pikë kontrolli ushtarak. Është hera e parë që këta helikopterë përdoren në bombardimet në Libi.

Të tre helikopterët janë të pajisur me raketa si ato të tipit Hellfire, të cilat fluturojnë shumë pranë tokës për të arritur në objektivat e shënjuar qysh më parë me anë të radarëve.

Sulmet me raketat që fluturojnë ulët mund të pakësojnë numrin e viktimave mes civilëve por helikopterë të tillë janë të ekspozuar mjaft ndaj raketave tokë-ajër.

Fushata ushtarake në Libi po intensifikohet megjithëse po bëhen përpjekje të reja diplomatike për ta detyruar Gadafin të largohet nga pushteti.

XS
SM
MD
LG