Militantë besnikë të një ish-gjenerali libian thonë se kanë pezulluar parlamentin, pasi ndërmorën një sulm kundër trupës legjislative. Forca të armatosura të komanduara nga ish-gjenerali Khalifa Haftar hynë me forcë dje në godinën e parlamentit në Tripoli, duke qëlluar me armë zjarri dhe duke plaçkitur zyrat e ligjvënësve. Tym i dendur dilte nga ndërtesa dhe sipas njoftimeve të pakonfirmuara, dy vetë humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën nga dhuna.
xxx
Persona të armatosur sulmuan ndërtesën ku po zhvillonte punimet parlamenti libian dje dhe plaçkitën zyrat e ligjvënësve.
Dy njësi ekstremiste besnike ndaj një gjenerali në pension sulmuan ndërtesën e parlamentit libian, plaçkitën zyrat e ligjvënësve dhe qëlluan në ajër me automatikë. Gjëmimet e të shtënave dëgjoheshin edhe jashtë ndërtesës dhe filloi të shihej një tym i zi që dilte nga ndërtesa.
Televizioni shtetëror libian njoftoi se njësi të armatosura rrëmbyen kryetarin e parlamentit Nouri Bousahmein dhe shtatë ligjvënës të tjerë. Por sipas televizionit Al Jazeera dhe televizionit libian al Mada, zoti Bousahmein hodhi poshtë njoftimet se ishte rrëmbyer.
Më parë, në një konferencë për shtyp, zoti Bousahmein e cilësoi sulmin nga elementë besnikë të ish Shefit të Shtabit të ushtrisë Khalifa Haftar “grusht shteti” kundër qeverisë legjitime libiane dhe bëri thirrje që grupe paraushtarake opozitare, të përbëra kryesisht nga grupe islamike, t’u kundërviheshin sulmeve. Ai tha se Gjenerali Haftar dhe përkrahësit e tij duhet të arrestohen.
Përkrahësit e Gjeneralit Haftar thanë për rrjetin televiziv Al Arabiya se sulmi ndaj selisë së parlamentit kishte për synim të bllokonte ngritjen e një qeverie të re nën biznesmenin Ahmed Maitiq.
Emërimi i zotit Maitiq si kryeministër dy javë më parë u kundërshtua nga ligjvënës të lartë, të cilët pretendojnë se votimi u zhvillua pa kuorum. Zoti Maitiq mbështetet nga ligjvënës dhe grupe paraushtarake islamiste. Ali Zeidan, një kryeministër pro-perëndimor u hoq nga posti në një votë mosbesimi në fillim të prillit.
Gjenerali Haftar këmbëngul në një mesazh të regjistruar në video dhe të transmetuar nga rrjetet televizive arabe, se operacionet ushtarake u ndërmorën në përgjigje të thirrjeve të popullit libian për të vendosur rendin dhe për të pastruar vendin nga terrorizmi.
Kryeministri i përkohëshëm Abdallah al Thani nxori një deklaratë që u lexua në televizionin libian, ku akuzon forcat e Gjeneralit Haftar se po përpiqen të rrëzojnë qeverinë legjitime të Libisë.
Forcat besnike të Gjeneralit Haftar bllokuan rrugët përreth selisë së parlamentit si dhe rrugën drejt aeroportit kryesor të kryeqytetit. Kanale satelitore arabe njoftuan gjithashtu se avionë luftarakë të drejtuar nga pilotë besnikë të gjeneralit fluturuan mbi kryeqytet. Forcat e tij luftuan kundër grupeve paraushtarake islamike në qytetin lindor të Bengazit të premten.