Lidhje

Libi, rebelët marrin një pjesë të portit lindor, Brega


Libi, rebelët marrin një pjesë të portit lindor, Brega
Libi, rebelët marrin një pjesë të portit lindor, Brega

Rebelët libianë thonë se kanë marrë nën kontroll një pjesë të portit lindor, Brega, pas dy ditë luftimesh me forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi.

Rebelët thanë sot se ata kanë marrë nën kontroll pjesën lindore të qytetit Brega dhe po përparojnë kundër forcave qeveritare në pjesën përëndimore pas një dite luftimesh me mitralozë në rrugët e qytetit.

Rebelët, të cilët kontrollojnë shumicën e pjesës lindore të Libisë dhe pjesë të Libisë përëndimore, javën e kaluar nisën një ofensivë ndaj qytetit Brega. Ata thanë se gjatë luftimeve janë vrarë të paktën 12 luftëtarë të tyre dhe janë plagosur më shumë 270 të tjerë. Nuk dihet numri i viktimave në radhët e forcave të Gadafit.

Që nga muaji shkurti, rebelët libianë po luftojnë për t’i dhënë fund regjimit autokratik 40 vjeçar të zotit Gadafi duke bërë përparime drejt kryeqytetit të vendit Tripoli, bazë e fortë e zotit Gadafi në përëndim të vendit.

XS
SM
MD
LG