Lidhje

Libia: Ish kryengritësit në radhët e ushtrisë dhe institucioneve civile


Libia: Ish kryengritësit në radhët e ushtrisë dhe institucioneve civile
Libia: Ish kryengritësit në radhët e ushtrisë dhe institucioneve civile

Zyrtarë të lartë libianë njoftuan se do të zbatojnë një program për të çarmatosur dhe për të përfshirë në rradhët e ushtrisë dhe të institucioneve civile të vendit mijëra ish kryengritës, të cilët ndihmuan në rrëzimin e Moamar Gadafit.

Ministri libian i Planifikimeve, Issa al-Tuijer, tha se ish kryengritësit, shumë prej të cilëve janë ende të organizuar në grupe militantësh të veçanta, do të emërohen në poste ushtarake si dhe në rradhët e policisë dhe të institucioneve të tjera civile.

Periudha e regjistrimit do të fillojë pas 1 janarit dhe do të zgjasë rreth një muaj.

Ministri i Mbrojtjes Osama Xhuaili tha se qëllimi kryesor i planit ishte mbushja e posteve të shërbimit si ato të rojeve të kufirit, ku ish luftëtarët do të ruajnë kufitjë porozë të vendit. Ai tha se zona kyçe – përfshi zonat e nxjerrjes së naftës dhe rafineritë, që tani janë nën kontrollin e grupeve rivale – do të pajisen gjithashtu me roje.

XS
SM
MD
LG