Lidhje

Zgjedhjet e para të lira në Libi


Rezultatet paraprake të publikuara rendisin në krye një aleancë liberale, në zgjedhjet e para të lira kombëtare në një gjysëm shekulli.

Në Libi, rezultatet paraprake të publikuara sot renditën në krye një aleancë liberale, në zgjedhjet e para të lira kombëtare në një gjysmë shekulli.

Komisioni Zgjedhor libian tha se Aleanca e Forcave Kombëtare e drejtuar nga ish Kryeministri i përkohshëm Mahmud Jibrili fitoi 39 vende, ose gati gjysmën e atyre që u fituan nga partitë.
Por nuk është e qartë se kush do të dominojë asamblenë e re me 200 anëtarë. Islamistët, të cilët fituan zgjedhjet në vende të tjera të Pranverës Arabe si Egjipti dhe Tunizia, mbetën shumë prapa. Partia e Vëllazërisë Myslimane Drejtësi dhe Ndërtim fitoi vetëm 17 vende.

Por secili grupim politik është duke u përpjekur tashmë të ndërtojë një koalicion me kandidatët e pavarur, që fituan 120 vende në asamble. Aleancat që ata mund të formojnë janë ende të vështira për t'u përcaktuar.

Asambleja e re Kombëtare do të emërojë një kryeministër, do të miratojë ligje dhe do të përgatisë vendin për votimet e plota parlamentare pas hartimit të një kushtetutë të re vitin e ardhshëm.
Rezultatet e zgjedhjeve të 7 korrikut do të shpallen përfundimisht pas një periudhe dy javore, gjatë të cilës mund të paraqiten ankesa.
XS
SM
MD
LG