Lidhje

Lidhja Arabe shqyrton sanksione kundër Sirisë


Lidhja Arabe shqyrton sanksione kundër Sirisë
Lidhja Arabe shqyrton sanksione kundër Sirisë

Diplomatë të Lidhjes Arabe po takohen sot në Egjipt për të shqyrtuar sanksione kundër Sirisë, pasi Damasku humbi një afat të caktuar për të rënë dakort për lejimin e vëzhguesve ndërkombëtarë në vend.

Qeveria siriane dhe diplomatët thanë se lidhja me 22 vende anëtare po shqyrton ndëshkime që përfshijnë ndalimin e fluturimeve arabe në Siri dhe ngrirjen e shkëmbimeve tregëtare dhe bankare.

Lidhja pezulloi anëtarësimin e Sirisë në fillim të muajit pasi Damasku nuk arriti të zbatojë një plan të hartuar për t’i dhënë fund shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritare.

Aktivistët thanë se të paktën 27 persona u vranë në përleshje dje, përfshi 10 anëtarë të forcave të sigurisë që u përleshën me dezertorët e ushtrisë.

XS
SM
MD
LG