Lidhje

Lidhja Arabe, takim urgjent për pezullimin e Sirisë


Demonstrators protesting against Syria's President Bashar al-Assad march through the streets after Friday prayers in Hula
16/10/2011
Demonstrators protesting against Syria's President Bashar al-Assad march through the streets after Friday prayers in Hula 16/10/2011

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare u mblodhën në takim urgjent në Kairo

Zyrtarë të Lidhjes Arabe thanë se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare po zhvillojnë një takim urgjent sot në Kajro për të diksutuar pezullimin e Sirisë nga kjo organizatë rajonale.

Të gjithë zyrtarët folën rreth bisedimeve për pezullimin e Sirisë me kusht që të mos përmendej identiteti i tyre. 22 anëtarët e Lidhjes Arabe pezulluan Libinë nga organizata në fillim të këtij viti pasi ish udhëheqësi libian Muamar Gadafi shtypi me dhunë protestuesit anti-qeveritar. Më vonë organizata e pranoi Libinë në gjirin e saj nën përfaqësimin e udhëheqjes së re.

Shtetet arabe të Gjirit bënë kerkesën për organizimin e takimit të sotëm. Arabia Saudite dhe disa vende tjera të Gjirit Persik tashmë kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Damasku në shenjë proteste për ndaj shtypjes vdekjeprurëse ndaj opozitës nga ana e qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.

Ndërkohë, aktivistët sirianë thanë se forcat e sigurisë në lindje të vendit kanë hapur zjarrë kundër personave që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të një aktivisti që ka punuar për një organizatë për të drejtat e njeriut. Në afërsi të Damaskut edhe sot kanë vazhduar arrestimet e protestuesve nga forcat qeveritare.

XS
SM
MD
LG