Ligjvënës me peshë në Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë administratës së Presidentit Obama që të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor, duke shprehur rezerva për efektivitetin e thellimit të saksioneve ekonomike.
Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, demokrati John Kerry e cilësoi sot gjatë një seance Iranin dhe programin e tij bërthamor “sfidën më madhore të politikës së jashtme me të cilën përballen Shtetet e Bashkuara”. Ai tha se nuk beson që vetëm sanksionet do ta detyrojnë Iranin të ndryshojë qëndrim dhe i bëri thirrje Uashingtonit që të angazhohet në një diplomaci intensive.
Ligjvënësi kryesor republikan në komision, seantori Richard Lugar paralajmëroi gjithashtu se Irani nuk ka pranuar të ndryshojë “megjithëse izolimi i tij është i thelluar”. Ai tha se Teherani duhet ta kuptojë se duhet të zgjedhë mes programit bërthamor ose funksionimit të ekonomisë.