Lidhje

Lube Boshkovski nën pranga


Lube Boshkovski nën pranga
Lube Boshkovski nën pranga

Policia në Shkup ka arrestuar ish-ministrin e brendëshëm Lube Boshkovski. Në veturën që mendohet se i përket zotit Boshkovski është gjetur armë dhe rreth njëqind mijë Euro. Ai po mbahet në një stacion policie të Shkupit, ndërkohë që nuk janë bërë hollësi në lidhje me motivin e arrestimit. Familjarë të tij thonë se ai është arrestuar në praninë ne djalit të tij.

Zoti Boshkovski, i cili qe akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë u la i lirë në mungesë provash, ndërsa akuzohej në lidhje me vrasjen e dhjetë shqiptarëve në përfundim të konfliktit të armatosur në vitin 2001.

Ai formoi partinë Të Bashkuar për Maqedoninë dhe gjatë fushatës parazgjedhore ishte mjaft kritik ndaj ish-partisë amë, VMRO-DPMNE; e quante kryeministrin Nikolla Gruevski një ‘diktator të vogël’ dhe kërcënonte se do t’i burgoste zyrtarët e korruptuar të qeverisë aktuale.

XS
SM
MD
LG