Lidhje

Amb. Locke largohet vitin e ardhshëm


Ambasadori amerikan në Kinë tha se ai do të japë dorëheqjen në fillim të vitit të ardhshëm për t'u ribashkuar me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara.

Gary Locke tha përmes një deklarate se e ka informuar Presidentin Barack Obama për vendimin e tij në fillim të muajit.

63-vjeçari Locke është kinezo-amerikani i parë që ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Pekin.

Ambasadori Locke tha se shërbimi i tij në postin e ambasadori ishte “nder i madh" për të. Ai ka shërbyer në këtë post që nga viti 2011.

Ambasadori Locke tha se është krenar për arritjet e realizuara "në emër të popullit amerikan në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”.

XS
SM
MD
LG