Lojrat Olimpike Dimërore fillojnë sot në vendpushimin Soçi të Detit të Zi. Në vijim një analizë mbi masat e autoriteteve ruse për të parandaluar një sulm terrorist dhe domethënien e këtyre lojrave për Presidentin rus, Vladimir Putin.
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, u tha gazetarëve në Soçi se “skena olimpike është gati për atletët më të mirë në botë të lojrave dimërore”.
Autoritetet ruse kanë shpenzuar më shumë se 50 miliardë dollarë për këto lojra, duke i bërë ato më të shtrenjtat në histori. Lojrat Olimpike Verore të Londrës në vitin 2012 kushuan 15 miliardë dollarë.
Brian Jenkins, ekspert i sigurisë dhe i terrorizmit në Korporatën RAND, thotë se janë shpenzuar para për masa të pashembullta sigurie për të parandaluar sulme terroriste.
“Në të gjithë qytetin janë dislokuar 70 deri në 100 mijë policë dhe ushtarë. Ne kemi dëgjuar gjithashtu se autoritetet ruse kanë shkuar derë më derë në Soçi në kërkim të disa personave të dyshuar. Nuk lejohet hyrja në qytet e automjeteve nga jashtë Soçit. Janë marrë masa survejimi, për t’u bërë të mundur autoriteteve ruse që të dëgjojnë menjëherë çdo lloj komunikimi në Soçi, madje njoftohet se ata kanë aftësinë që të ndërhyjnë dhe ta pengojnë këtë komunikim.”
Kërcënimi kryesor vjen nga grupe separatiste dhe xhihadiste në Kaukazin Verior, veçanërisht nga Çeçenia dhe Dagestani, rreth 500 kilometra larg Soçit. Disa grupe janë zotuar t’i ndërpresin lojrat.
Një prej këtyre grupeve mori përgjegjësinë për dy shpërthime vetvrasëse nga fundi i dhjetorit në Volgograd, ku gjetën vdekjen më shumë se 30 persona. Ky është qyteti më i madh afër Soçit, rreth 500 kilometra larg tij. Bruce Hoffman, ekspert i terrorizmit në Universitetin Georgetown, thotë se Soçi është transformuar në një qytet të mbyllur.
“Këto janë pa dyshim Lojrat Olimpike më të kërcënuara që prej Olimpiadës së Munihut më 1972, ku tragjedia e sulmit terrorist ndaj atletëve izraelitë rezultoi në ndryshime të mëdha që ne shikojmë në të gjitha olimpiadat, por edhe në ngjarje të tjera të mëdha sportive për sa i përket masave të sigurisë.”
Zoti Hoffman thotë se masat e shumta të sigurisë e bëjnë Soçin një objektiv të vështirë për terroristët. Por ai thotë se terroristët mund t’ia arrijnë objektivit të tyre për t’i ndërprerë, ose mjegulluar këto Lojra Olimpike, edhe nëse kryejnë sulme jashtë lojrave të Soçit.
“Ata mund ta dinë fare mirë se nuk mund të shkojnë pranë vendit të lojrave, apo atletëve dhe spektatorëve, por ata munden dhe unë besoj, se ata synojnë t’ua bëjnë të vështirë rusëve duke krijuar ndonjë incident, që do të largonte vëmendjen nga entuziazmi dhe kënaqësia, që shoqëron Lojrat Dimrore Olimpike.”
Shumë ekspertë, përfshirë Brian Jenkins me Korporatën RAND, thotë se Presidenti Vladimir Putin ka investuar shumë në këto lojra.
“Le të mos harrojmë se olimpiada e fundit në Rusi ishte në vitin 1980 në Moskë, një vit pasi trupat sovjetike pushtuan Afganistanin. Dhe si pasojë e kësaj, më shumë se 60 vende i bojkotuan Lojrat e Moskës, të cilat ishin një dështim për rusët dhe për Bashkimin Sovjetik. Lojrat e Soçit janë si një rikthim i rusëve në arenën ndërkombëtare.”
Thomas de Waal, i cili ka shkruar shumë mbi Kaukazin Verior, është dakord me argumentin se Presidenti Putin ka vënë në rrezik prestigjin e tij personal me përfundimin paqësor të lojrave olimpike.
“Siç dihet, zoti Putin është përpjekur të krijojë për vete imazhin e një njeriu që e ka bërë Rusinë të rëndësishme në botë, të fuqishme dhe një vend të respektuar. Presidenti rus e ka treguar veten se i pëlqejnë sported dhe aktivitetet në natyrë. Nuk ka asnjë dyshim se ai ka investuar shumë në këto lojra dhe ka derdhur fonde të pashembullta për zhvillimin e tyre.”
Zoti De Waal thotë se nëse Lojrat e Soçit shkojnë mirë dhe pa ndonjë incident, askush nuk do të jetë më i çliruar se sa Vladimir Putini, por nëse gjërat nuk shkojnë mirë, është ai personi që do të ngarkohet me faj.