Lidhje

Katër medalje të tjera të arta në Lojrat Olimpike


Katër vende fituan medalje të arta Olimpike sot, ndërsa Holanda zuri tre vendet e para të garës së skive me shpejtësi për femra për distancën 1500 metra.

Skiatorja holandeze Jorien ter Mors vendosi një rekord Olimpik gjatë garës së Lojërave Dimërore të Soçit, duke fituar kështu medaljen e artë. Ajo ia kaloi dy bashkëkombasve të saj, përfshirë kandidaten që mendohej se do ta fitonte garën, Ireen Wust, e cila zuri vendin e dytë, ndërsa holandezja tjetër, Lotte van Beek doli në vend të tretë.

Skiatori norvegjez Kjetil Jansrud doli fitues i garës super-G me shpejtësi për meshkuj, i pasuar nga amerikani Andrew Weibrecht në vendin e dytë, dhe amerikani tjetër Bode Miller, i cili ndau medaljen e bronzit me kanadezin Jan Hudec. 36 vjeçari Miller u bë skiatori alpin më i moshuar që fiton një medalje në Lojërat Olimpike.

Republika Çeke mori medaljen e parë të artë kur Eva Samkova, e cila kishte vënë mustaqe të rreme për t’i sjellë fat, doli e para në garën e snouboard-it për femra. Medaljen e argjentë e fitoi kanadezja Dominique Maltais, ndërsa Chloe Trespeuch e Francës fitoi atë të bronzit.

Deri tani, Holanda ka numrin më të madh të medaljeve, gjithsej 17 e pasuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, të dyja me nga 16 medalje. Gjermania ka fituar numrin më të madh të medaljeve të arta - 7, e pasuar nga Holanda, Zvicra dhe Norvegjia me nga 5 medalje secila.
XS
SM
MD
LG