Lidhje

Lojërat Olimpike Dimërore të Soçit, 9 shkurt


Rusia fitoi medaljen e pare të artë në Olimpiadën e Soçit, ndërsa atletë nga 5 vende të tjera fituan në garat e sotme. Evgeni Plushenko dhe Julia Lipnitskaia fituan garën e ekipit të ri në patinazh në akull, ndërsa bashkëatdhetarët e tyre, përfshirë edhe Presidentin Vladimir Putin, brohorisnin në pistën Iceberg. Më pare, atletë nga Sllovakia, Holanda, Austria, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara fituan gjithashtu medalje ari.

Anastasiya Kuzmina e Sllovakisë mbrojti rekordin e saj të vendosur para 4 vjetësh në Lojrat e Vankuverit, duke fituar skijimin dygarësh prej 7.5 kilometrash për femra. Holandezja Ireen Wust fitoi garën 3 mijë metërshe në patinazh për femra. Norvegjia kryeson deri tani për sa i përket numrin të medaljeve me 6 prej tyre, dhe bashkë me Shteett e Bashkuara dhe Holandën kryesojnë në medaljet e arta me 2 të tilla. Por sot, atletët nga Shtetet e Bashkuara, Austria dhe Zvicra fituan 3 medalje ari.

Amerikania Jamie Anderson fitoi garën e parë snowboard për femra në pjerrësi.
Fitorja e saj pasoi fitoren një ditë më parë të medaljes së parë të Shteteve të Bashkuara në këto Lojëra Olimpike. Sage Kotsenburg realizoi me mjeshtri programin e tij në garat e snowbordit për meshkuj. Austriaku Matthias Mayer fitoi medaljen e artë në garën e skijimit në dishezë për meshkuj.

Dhe zvicerani Dario Cologna fitoi garën e skijimit 30 kilometërshe cross country.
Ndërkohë duket se sportashësit po ndjekin garat dhe po argëtohen me Olimpiadën që do të vazhdojë gjatë 2 javëve të ardhshme.

“Garat e Soçit po shkojnë shumë mirë. Ne kemi fituar tashmë dy medalje dhe shpresojmë që atletët nga Kanadaja të dalin mirë në skijimin në Alpe. Deri tani kemi arritur atë që prisnim”.

“Mendoj se ekipi amerikan do të jetë i sukseshëm dhe ky qytet është i mrekullueshëm”.

Një skiator veteran tërhoqi dje vëmendjen me fitoren në konkurrimet në ekip në Lojërat Olimpike në Soçi. Norvegjezi Einar Bjoerndalen u bë konkurrenti më i madh në moshë që merr medaljen e artë olimpike në një sport. 40-vjeçari shënoi rezultatin më të mirë në dygarësh, duke thyer rekordin e vendosur nga kanadezi Duff Gibson, i cili ishte 39 vjeç kur mori medaljen e artë në Lojërat e Torinos në 2006.
XS
SM
MD
LG