Lidhje

Një gjykatës hedh poshtë apelin, lejon lirimin me kusht të Xhulian Assanzh


Një gjykatës hedh poshtë apelin, lejon lirimin me kusht të Xhulian Assanzh
Një gjykatës hedh poshtë apelin, lejon lirimin me kusht të Xhulian Assanzh

Një gjykatës në Londër hodhi poshtë apelin dhe lejoi lirimin me kusht të themeluesit të faqes WikiLeaks, Xhulian Assanzh.

Gjykatësi Duncan Ouseley kundërshtoi argumentat e prokurorëve se Assanzh duhet të qëndronte në burg. Sot paradite Assanzh u kthye në gjykatë për të tretën herë në pritje të vendimit të autoriteteve britanike. Dhjetra gazetarë mbushën sallën e gjyqit dhe sheshin para Gjykatës së Lartë në Londër duke ndjekur ekipin e avokatëve, përkrahësit e Assanzhit dhe nënën e tij Kristin Assanzh.

Avokati i tij Mark Stephens tha se çështja ishte thjesht në duart e gjykatësit. Assanzh, i veshur me një kostum gri të errët qëndroi në bankën e të akuzuarve ndërsa gjykatësi Ouseley filloi të dëgjonte apelin e prokurorëve britanik.

Themeluesi i WikiLeaks ka qënë në burg në Britani që nga 7 dhjetori. Ai u dorëzua tek autoritetet britanike pas një urdhërarresti të lëshuar nga Suedia nën akuzat për ngacmim seksual.

Të martën, Assanzh u lirua me kusht përkundrejt një shume prej 316 mijë dollarësh, por prokurorët u munduan ta mbanin atë në burg derisa të zhvillohej një seancë për ekstradimin e tij në janar.

XS
SM
MD
LG