Policia e Londrës përjashtoi terrorizmin si motiv për incidentin me makinë që plagosi një numër këmbësorësh pranë Muzeut të Historisë Natyrore të kryeqytetit britanik.
Policia tha se më herët po i shqyrtonte të gjitha alternativat, pasi tha fillimisht se aksidenti nuk po trajtohej si akt terrorizmi.
Një burrë u ndalua pasi media britanike njoftoi se makina kishte dalë nga korsia në rrugën para muzeumit, një objekt turistik shumë i frekuentuar në zonën perëndimore të Londrës. Ndaj tij nuk janë ngritur akuza.
Njëmbëdhjetë persona u lënduan, nëntë prej të cilëve u dërguar në spital, sipas Shërbimit Ambulator të Londrës.
Britania është në nivelin e dytë më të lartë të gatishmërisë pas pesë sulmeve vdekjeprurëse gjatë këtij viti.
Facebook Forum