Lidhje

Luftëtarët libian të qetë në prag të betejës për të marr një qytet të rendësishëm


Luftëtarët libian të qetë në prag të betejës për të marr një qytet të rendësishëm
Luftëtarët libian të qetë në prag të betejës për të marr një qytet të rendësishëm

Forcat besnike të Këshillit Kombëtar Kalimtar janë pozicionuar në anët e qytetit Bani Walid, i kontrolluar nga forcat e Gadafit në jug të kryeqytetit Tripoli. Gjendja duket konfuze pasi komandantët lokalë flasin për afate të shkurtëra dhe të gjata, disave që u kalon afati madje pa u vënë re.

Luftëtari i Këshillit Kombëtar Kalimtar Renai Moqtar Renai, në një postobllok në veri të qytetit, thotë se po ndjek urdhërat e udhëheqësve të tij politik.

Ai thotë se këshilli i ka dhënë qytetit më shumë kohë, deri të shtunën tjetër. Ndërkohë, ka patur negociata me udhëheqësit fisnorë në Bani Walid. Shpresat janë të mëdha se do të ketë zgjidhje paqësore. Mohamed Abdel Khadr jeton në Tarhouna në veri të zonës ku ndodhen forcat të përballura me armikun.

Ai thotë se ka patur gjakderdhje të mjaftueshme, me një numër të madh të vrarësh të rinjë libian si nga ana e ushtrisë ashtu edhe rradhët civile. Luftëtarët në postobllok në veri të qytetit duken të gëzuar për qetësinë në atë zonë. Disa grumbullojnë shkarpa për të ndezur një zjarr dhe kanë sjellë me vete një dele për të bërë një vakt të përzemërt.

Por oreksi i tyre për betejë po zbehet. Një këshilltar ushtarak, i cili nuk deshi të identifikohej, spjegoi se luftëtarët kanë një interes personal për një përfundim paqësor.

Ai thotë se shumica e luftëtarëve janë nga Bani Walid, dhe kanë ardhur këtu për të siguruar se do të futen në qytetin e tyre në rrugë paqësore. Ai shton se luftëtarët do të drejtojnë armët vetëm ndaj atyre që kërkojnë të vrasin dhe lutet që sa më shumë jetë të shpëtohen.

Për luftëtarët si Renai, pavarësisht dëshirës që ka për të parë armikun të dorëzohet, ai është i gatëshëm nëse nuk ka rrugë tjetër. Ai thotë se do të presin deri të shtunën. Nëse nuk ndodh asgjë, ata janë gati të futen në qytet dhe të luftojnë.

XS
SM
MD
LG