Lidhje

Protesta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës


Qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës protestuan sot me kërkesat për ndryshimin dhe përmirësimin e situatës në komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.


Gjatë protestës së sotme në qendër të Preshevës, që përfundoi e qetë, u bë thirrje për lirimin e një grupi shqiptarësh të dënuar nën akuzat për krime lufte nga autoritetet serbe dhe bënë thirrje kundër siç është thënë, anashkalimi i shqiptarëve të zonës në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Oratorët vunë theksin edhe tek padrejtësitë në fushën e arsimit, kulturës, të përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare etj.


Situata në Luginë vazhdon të vlerësohet e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të UCPMB-së që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

XS
SM
MD
LG