Lidhje

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve në kalendarin politik të Uashingtonit


Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve dhe personaliteteve të huaja të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar

Presidenti Barack Obama do të flasë pas pak në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve dhe siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, kjo është një prej disa ngjarjeve me tone fetare, që ngjallin debate në kalendarin politik të Uashingtonit.

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve u jep mundësi amerikanëve me ndikim dhe personaliteteve të huaja që të dëgjojnë presidentin të flasë rreth besimit të tij fetar, ashtu siç veproi vitin e kaluar.

“Në momentet e mija të lutjes, unë kujtohem se besimi fetar dhe vlerat tona luajnë një rol të madh në motivimin tonë për të zgjidhur disa prej problemeve tona më urgjente”.

Takimet që përqëndrohen tek lutjet janë një pjesë përbërëse e kalendarit politik të Uashingtonit, madje presidenti shpesh është i pranishëm në to.

Profesori i politikave publike, Mark Rozell është ekspert për fenë dhe presidencën.

“Njerëzit presin të kenë një president me fesim të fortë fetar dhe ata ndjehen mirë me angazhimin e presidentit në shpalosjen në publik të besimit dhe angazhimit fetar”.

Por jo të gjithë janë të këtij mendimi.

Barry Lynn është prift në Kishën e Bashkuar të Krishtit dhe drejtor i organizatës Amerikanët të Bashkuar për Ndarjen e Kishës nga Shteti.

“Teknikisht nuk kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës që presidenti i Shteteve të Bashkuara merr pjesë në një ngjarje fetare, që nuk zhvillohet në prona shtetërore. Mëngjesi i Lutjeve mbahet në një hotel të madh. Por mua më shqetëson mënyra se si politikanët në Shtetet e Bashkuara synojnë ta përdorin fenë për qëllime politike, duke mbajtur fjalime në të cilat citojnë Jezu Krishtin, sikur Jezu Krishti të merrte vendime se si të hartojmë politikat kundër armëve apo për buxhetin”.

Është një ekuilibër i vështirë për zotin Obama. Një numër në rritje amerikanësh e shikojnë veten si jofetarë, madje ata luajtën një rol të rëndësishëm në rizgjedhjen e presidentit nëntorin e kaluar.

XS
SM
MD
LG