Lidhje

Maqedoni: Reagime pasi parlamenti miratoi ndryshimet kushtetuese


Maqedoni: Reagime pas miratimin të marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e quajti miratimin e mbrëmshëm të ndryshimeve kushtetuese për riemërtimin e shtetit në Maqedonia e Veriut "një vendim të madh të Parlamentit që paraqet dëshmi se shteti po lëvizë drejt një të ardhmeje të ndritur". Ai beson se edhe palamenti grek do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës.

Maqedoni: Reagime pas miratimin të marrëveshjes për ndryshimet kushtetuese
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:30 0:00

Javën e ardhshme ministria e jashtme maqedonase pritet t’i njoftojë auoritetet greke se Shkupi ka përfunduar proceset. Komuniteti ndërkombëtar ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë.

Shumica parlamentare me vështirësi të shumta arriti mbrëmë të sigurojë dy të tretat e votave të nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Katër amendamentet kushtetuese që morën nga tetëdhjetë e një vota veç e veç, kanë të bëjnë me ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, me preambulën, me shtetësinë në dokumentet personale dhe me diasporën.

Votimi pasoi marrëveshjen në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe krahut të Lëvizjes Besa të opozitës së Kasam Bilallit. Dy votate kësaj të fundit ishin kyçe për arritjen e shumicës së kualifikuar.

Sipas ndryshimeve të reja në Kushtetutë, në përcaktimin e termit të shtetësisë do të përdoren dy emërtime “maqedonase dhe qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Për shqiptarët do të ketë një sqarim për përkatësinë e tyre etnike. Po ashtu letërnjoftimet personale do të përfshijnë edhe deklarimin e shtetasve sipas përkatësisë së tyre etnike.

“Qëllimi nuk është që shqiptarët të bëhen maqedonas. Të gjithë kemi shtetësinë e Maqedonisë, qytetarë të Republikës së Maqedonisë, me vendimet përfundmitare: qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithsesi, - shtoi kryeministri Zoran Zaev, -identiteti etnik është diçka që është shumë më ndryshe nga shtetësia”.

Në preambulën e re të Kushtetutës pas fjalëve:

Qytetarët е Republikës së Maqedonisë, populli maqedon”, është hequr fjalia ”si dhe pjesëtarët e komuniteteve të cilët jetojnë brenda kufijve të saj” për të vazhduar më tej: “pjesa e popullit shqiptar, pjesa e popullit turk, e popullit vlleh, popullit serb... duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut të tyre...”;

Zoti Zaev gjatë mbrojtjes së amendamenteve në parlament, shprehu kënaqësi për këtë arritje dhe mirënjohje për ata deputetë të opozitës të cilët përmes votës së tyre e ndihmuan procesin. Pushteti vetë ka 72 vota në parlament. Ndryshimet i votuan 2 deputetët e Aleancës pr Shqiptarët, dy deputetët e krahut opozitar të Lëvizjes Besa, tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe një deputet i partisë opozitare GROM.

Një numër ekspertësh, megjithatë thonë se shqiptarët nuk kanë përfituar ndonjë gjë nga ndryshimi i preambulës dhe se bëhet fjalë për një lojë fjalësh. Shqiptarët në Kushtetutën e vitit 1974 përbënin elementin e popullit konstitutiv duke u radhitur pas popullit maqedon dhe para popullit turk.

Para parlamentit, dhjetra protestues të mbështetur edhe nga VMRO-ja lëshonin thirrje efenduese dhe kërcënuese kundër deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese.

Ndryshimi i emrit të republikës ish-jugosllave përmes amendamenteve kushtetuese pasoi marrëveshjen e 17 qershorit në Prespë midis qeverive të Shkupit dhe Athinës dhe kjo pritet t’ia hap rrugën Maqedonisë drejt integrimeve më të shpejta në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Mirëpo, këto ndryshime do të hyjnë në fuqi pasi parlamenti grek ta ketë ratifikuar marrëveshjen e Prespës.

Vendimin e e kanë përshëndetur Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Kryeministri grek Alesis Tsipras, ministria e jashme britanike, ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily, ligjvënës evropianë e të tjerë.

Edhe shumë shqiptarë e maqedonas po ashtu duket se i japin mbështetje ndryshimit të Kushtetutës, që duhet të zhbllokojë proceset integruese të Shkupit për t’u mundësuar një jetë më të mirë qytetarëve të asaj që do të jetë Maqedonia e Veriut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG