Në fushatën parazgjedhore në Maqedoni janë shënuar disa incidente, me thyerje xhamash të shtabeve partiake dhe dëmtime materialesh të fushatave të kandidatëve. Retorika në fushatë është po aq e ashpër sa edhe në zgjedhjet e kaluara, ndërkohë që zgjedhet e 11 dhjetorit shikohen si një test për Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve Euro-Atlantike.