Lidhje

Maqedoni: Zoran Zaev paraqet planet për programin e qeverisë së tij


Kryeministri i mandatuar në Maqedoni, Zoran Zaev e paraqiti ekspozenë e tij para deputetëve lidhur me punën e qeverisë, të cilën do ta drejtojë ai. Zoti Zaev premtoi rritje pagash dhe rritjen e ekonomisë, reforma në gjyqësor dhe përkushtimin ndaj integrimeve euro-atlantike. Ai tha se do të mundësohet përdorimi i përshtatshëm i gjuhëve të komuniteteve, ndërsa theksoi se nuk do të ketë revanshizëm as largime nga puna të punonjësve të administratës shtetërore dhe publike. Parlamenti, deri nesër në mesnatë duhet të votojë për kabinetin qeveritar.

Kryeminisri i Maqedonisë shpalos përbërjen e qeverisë së re
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

Parlamenti i Maqedonisë u mblodh të marten pas zgjedhjes së kryetarit të ri të tij që nga 27 prilli që shënon ngjarjet e dhunshme dhe të përgjakshme brenda këtij institucioni më të lartë ligjvënës.

Parlamenti u mblodh për miratimin e kabinetit qeveritar dhe të programit të kryeministrit të mandatuar Zoran Zaev.

Zoti Zaev premtoi se qeveria do të punojë me përkushtim dhe ndershmëri për nevojat e qytetarëve të Maqedoni. Ai tha se programi qeverisës ka tre themele dhe atë: ekonominë, drejtësinë, Bashkimin Evropian dhe Naton.

Ai tha se do t’i bashkojë qytetarët dhe nuk do t’i ndajë. “Do të sigurojë ardhmëri dhe nuk do të shkojë drejt izolimit”. Tha se do të jetë kryeministër i të gjithëve pa marrë parasysh se nuk është votuar nga të gjithë. Zaev premtoi rritjen e pagave mujore dhe ngritjen ekonomike, si dhe reforma në gjyqësor:

“Do të formojmë një departament të posaçëm gjyqësor në kuadër të gjykatës themelore të Shkupit, që do të ketë për detyrë të procedojë lëndët e ngritura nga Prokuroria e Posaçme”, paralajmëroi i mandatuari për kryeministër, Zaev.

Ai foli edhe për lënien e hapsirës së përdorimit të përshtatshëm të gjuhëve të komuniteteve, siç tha, në mënyrë që të gjithë qytetarët t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre kushtetuese, pa rrezikuar në asnjë mënyrë gjuhën maqedonase.

Ndërkohë, kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi seancën e filloi në gjuhën shqipe duke shpjeguar se deri në rregullimin e plotë të përdorimit të gjuhës shqipe, ai seancat do t’i drejtojë në gjuhën maqedonase. Por, herë pas here, i provokuar nga deputetë të VMRO-së opozitare, të cilët i referoheshin atij me ‘deputet’ dhe jo ‘kryetar parlamenti’, zoti Xhaferi ua kthente në shqip.

Shumica e re parlamentare ku bëjnë pjesë Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë 62 vota në parlament. Lëvizja Besa do të mbetet në opozitë, ndërsa nuk ka shpjeguar nëse do ta votojë miratimin e kabinetit qeveritar ose jo.

BDI do të do të ketë dy zëvendëskryeministra, njërin për Sistem politik dhe marrëdhënie në mes komuniteteve, tjetrin për Integrimet Evropiane, si dhe ministrat e Drejtësisë, Ekonomisë, të Ambientit jetësor dhe një ministër pa portofol, ndërsa Aleanca për shqiptarët do ta drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Pushtetit vendor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG