Lidhje

Maqedoni: Parlamenti miraton qeverinë teknike


Parlamenti i Maqedonisë miratoi qeverinë e re kalimtare, e cila ka për detyrë ta çojë vendin në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor.
Në qeveri teknike, bëjnë pjesë edhe dy ministra dhe tre zëvendësminstra të Lidhjes Social Demokrate të opozitës. Oliver Spasovski është ministër i ri i Punëve të brendshme dhe Frosina Remenski, ministre e Çështjeve Sociale.
Kryeministri Emil Dimitriev tha në parlament se pret nga të gjithë pjesëtarët e kabinetit që të punojnë me përkushtim, përgjegjësi dhe me ndërgjegje.
Formimi i qeverisë dhe caktimi me anë të konsensusit të datës për mbajtjen e zgjedhjeve shikohen si shenjat e para të zgjidhjes së krizës politike që e kishte përfshirë Maqedoninë që nga fillimi i vitit të kaluar me publikimin nga opozita të skandalit të përgjimeve. Por, edhepse për këtë qëllim u formua Prokuroria e posaçme, megjithatë ende asnjë rast nuk ka marrë epilog gjyqësor.
Partitë kryesore dhe komuniteti ndërkombëtar presin një proces të drejtë dhe të besueshëm të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG