Në poligonin ushtarak Krivollak në Maqedoni po mbahet një kamp veror me pjesëmarrjen e kadetëve të ushtrive të shtatë vendeve të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe kadetë të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe studentë të Akademive ushtarake. Ministri Agim Çeku ishte për vizitë në këtë kamp me kolegun e tij, ministrin e Mbrojtjes të Maqedonisë Fatmir Besimi. Dy ministrat vlerësuan bashkëpunimin dhe stërvitjen e ushtarëve mbi bazat e standardeve të Natos. Stërvitja shikohet si një mundësi për të dëshmuar kapacitetet e ballafaqimit me sfidat që i bëhen paqes.
Stërvitja shikohet si një mundësi për të dëshmuar kapacitetet e ballafaqimit me sfidat që i bëhen paqes