Lidhje

Kosova dhe Serbia shtojnë kontrollin në kufijtë me Maqedoninë


Autoritetet në Kosovë thanë se kanë dërguar trupa shtesë të policisë, ndërsa ato serbe thanë se kanë rritur shkallën e gatishmërisë ushtarake në rajon.

Njësitë e policisë së Kosovës kanë shtuar praninë e tyre në kufirin me Maqedoninë pas ngjarjeve të fundit në Kumanovë.

Një zëdhënës i policisë tha se janë angazhuar zyrtarë policor të mjaftueshëm me qëllim të kontrollit, sigurisë dhe parandalimit të çfarëdo lloj krimi duke përfshirë edhe krimit ndërkufitar.

Policia nuk ka komentuar ndërkaq pohimet e palës maqedonase se persona të armatosur kanë hyrë nga Kosova në Maqedoni.

Ndërkaq, ushtria e Serbisë tha se ka rritur shkallën e gatishmërisë në zonën kufitare më Maqedoninë dhe Kosovën.

Ministri serb i mbrojtjes Bratislav Gashiç, tha gjatë një vizite në kufirin me Maqedoninë se Serbia nuk do të lejojë rrezikimin e qytetarëve të saj.

Rreth 450 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe janë vendosur në rajon pas zhvillimeve në Maqedoni. Autoritetet serbe thanë se situata në zonën kufitare aktualisht është e qetë.

XS
SM
MD
LG